
Te flesh me peshqit: 10 hotelet me mbreselenese nenujore
Jeni duke kërkuar për një përvojë të ndryshme dhe unike që do të qëndrojë përgjithmonë me ju? Atëherë ndoshta një nga opsionet më të këshillueshme për këto kërkesat tuaja është qëndrimi në një suitë nën ujë me pamje të paharrueshme në dritaren tuaj!
Ka shumë hotele në botë që janë të njohur për format unike që i karakterizojnë, por disa prej tyre janë më të veçantë. Në këtë listë kemi përzgjedhur 10 hotelet më të bukura nënujore, ku secili ka karakteristikat e tij të veçanta.
10. The Lifeboat Hotel, Holandë
Ky është një hotel unik në botën ujore që njihet për çmimet astronomike, por megjithatë, është shumë i preferuar nga njerëzit. Hoteli është i ndërtuar në Holandë dhe ka një kuzhinë që të ofron ushqime shumë të shijshme dhe mbi të gjitha, hoteli ka pamje të mrekullueshme.
9. Trilobis 65, Vankuver, Kanada
Ky hotel-jaht është i mrekullueshëm dhe ka një strukturë të veçantë. Por mbi të gjitha është risi për njerëzit që dëshirojnë të qëndrojnë në një ambient luksoz. Hoteli është i përbërë nga 4 dhoma që lidhen ndërmjet tyre me shkallë spirale në pjesën qendrore. Dhoma e e poshtme ndodhet nën ujë – në formën e një flluske, nga ku mund të shikoni një panoramë 360 gradë.
8. Hotel Conrad Rangali në Ishujt Maldive
Conrad Rangali është një ndër hotelet më të bukura të botës nënujore, i famshëm për mbrëmjet gala, e sidomos për ceremonitë e dasmave. Mbi të gjitha është një vend shumë i bukur për çiftet – ndërsa ajo që tërheq pothuajse të gjithë vëmendjen janë dhomat prej xhami të cilat të ofrojnë pamjen përrallore të botës nënujore.
7. The Apeiron Island Hotel, Dubai
Apeiron është një hotel me 7 yje, një ndër më të bukurit e botës nënujore. Për të arritur këtë hotel ekzistojnë vetëm dy mënyra të vetme: me anije dhe me helikopter. Hoteli përmban 360 dhoma luksoze – ndërsa dhomat që gjenden nënujë, janë më atraktivet dhe ju bëjnë të ndjeheni sikur prekni peshqit me dorë.
6. Poseidon Undersea Resort, Fixhi Resorti
Poseidon është i vendosur në një ishull privat në Fixhi dhe është një ndër të parët hotele nënujore me 5 yje dhe me një strukturë atmosferike. Në pjesën nënujore është i vendosur një bar-restorant, biblioteka, salla e konferencave, spa, po ashtu edhe apartmanete luksoze.
5. Hydropolis, Dubai
Dubai nuk resht së ndërtuari cmenduri! Edhe ky hotel hyn në zinxhirin e hoteleve nënujore me strukturën më të bukur në botë. Është një ndër projektet më të “çmendura” të ndërtuara deri më sot në Emiratet e Bashkuara Arabe. Hoteli është i vendosur në Gjirin Persik pranë plazhit Jumira në Dubai. Struktura qendrore është e ndërtuar nga mure pleksiglasi, të përforcuara me çelik dhe beton.
4. The Hilton Maldives Resort and Spa, Maldive
Me padyshim që ky është njëri ndër hotelet më të shtrenjta të botës – ku shumica e dhomave ndodhen në thellësi të Oqeanit Indian.
3. Jules Undersea Lodge, Florida - SHBA
Është një ndër hotelet më të veçanta nënujor që ndodhen në Florida të SHBA-ve. Karakteristikë e këtij hoteli është se shtrihet në fund të oqeanit dhe vizitorët mund të mbërrijnë aty vetëm duke u zhytur në ujë dhe duke sprovuar veten në rolin e polumbarit.
2. Utter Inn, Suedi
Ky është një projekt nga Mikael Genberg i cili u ofron njerëzve akomodim e duhur nënujor. Hoteli është i vendosur një kilometër larg në liqenin Malaren të Suedisë. Për të shkuar atje vizitorët duhet të lundrojnë me varka deri tek hoteli, i cili ofron shumë argëtim.
1. Water Discus Hotel, Dubai
I vendosur në Dubai, Ëater Discus Hotel është një ndër projektet më të bukura arkitektonike në botë. Në këtë hotel dhomat janë të zhytura nëujë dhe të ofrojnë një pamje përrallore drejt Gjirit Persik. Hoteli ka një sistem unik ndriçimi, ndërsa pjesët mbi ujë ndihmojnë që t’ëpërballojë erërat e forta apo cuname dhe përmbytje.
Më të lexuarat








